Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit vijojnë aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë, në vijën bregdetare. te saj. Deri më tani, është shembur vetëm 1 objekt nga 27, ndërsa edhe në ditën e dytë, policia dhe IKMT hasën kundërshtinë e pronarëve. E pranishme, kryebashkiakja Voltana Ademi, tha se nuk ka asnjë njoftim për prishjen e objekteve dhe ky aksion duhej bërë para sezonit turistik.