Top News/ Ikin kryetarët shqiptarë nga veriu /Kosovë, mblidhen firmat për largim, mbyllen peticionet
22/01/2024 13:46

Firmosja e peticioneve, që do të hapin rrugë për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës, tashmë ka përfunduar. Darko Vuksanoviq, nga grupi për Zveçanin, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se vetëm gjatë ditës së parë, të premten, është mbledhur numri i mjaftueshëm i firmave. Në komunën e Zubin Potokut, ku mbledhja e firmave u bë nga 19 janari deri më sot, ka përfunduar procesi-konfirmon një nga nismëtarët Sërgjan Vucinic. Edhe Sanja Kërtiniq, nga grupi iniciator në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se procesi i mbledhjes së firmave ka përfunduar. Në leposavic ndërkohë, firmat e nevojshme u mblodhën që të shtunën. Nismëtarët e peticioneve nuk kanë specifikuar se sa qytetarë kanë firmosur por vetëm kanë thënë se janë mbledhur më shumë firma nga minimumi i kërkuar. Në komunën e Mitrovicës së Veriut, peticionin duhet ta firmosnin të paktën 3.640 votues me të drejtë vote, në Leposaviq 2.689 votues, në Zveçan 1.411 votues dhe në Zubin Potok 1.347 votues, shifra që përbëjnë 20 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve në këto komuna. Hapi i radhës tani është dorëzimi i peticioneve tek kryetarët e kuvendeve komunale. Pas këtij hapi, kryetari i kuvendit komunal ka tre ditë kohë që t’ia përcjellë atë komisionit qendror të zgjedhjeve për shqyrtim dhe verifikim. Nëse KQZ konfirmon vlefshmërinë e peticioneve, organizohet një votim për shkarkimin e kryetarit, brenda 45 ditëve. Që votimi të jetë i suksesshëm kërkohet 50 për qind plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote. Rezultati i përcillet më pas presidentes së kosovës, e cila në një afat prej 30 deri 45 ditë, duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
Top News – Artan Grubi në arrest shtëpie / 24 orë nën mbikqyrje nga Ministria e Brendshme
24/02 11:46
Top News- Arrestohet Artan Grubi / Ish zv.kryeministri akuzohet për korrupsion me tenderat
23/02 10:13
Top News – Greqia nis operacionin ‘fshesa’. Athina, plan për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
21/02 11:35
Top News- Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj/ Ishin të lidhur me organizatat terroriste
20/02 19:37
DIGITALB DIGITALB