Një operacion policor ka goditur dy raste të trafikimit të personave të rritur nga Ukraina. Bëhet me dije se pjesëtarët e këtij rrjeti rekrutonin ukrainas në vende të ndryshme të Europës dhe i sillnin në Shqipëri, ku i detyronin të kryenin aktivitete të kundërligjshme.