Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë, në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen ‘Balluku’. Tare ka qëndruar për rreth tre orë në ambientet e brendshme të SPAK-ut, ku mësohet se ka dhënë shpjegime përpara prokurorëve lidhur me çështjen që është në hetim. Në përfundim të paraqitjes së tij, ish-futbollisti është përballur me gazetarët jashtë ambienteve të SPAK-ut, por ka zgjedhur të mos japë detaje mbi cështjen që po hetohet.