Shqipëria është një nga pretendentët për të fituar postin e sekretarit të përgjithshëm të OSBE, me kandidaturën e ministrit Igli Hasani. Diskutimet për emërimet në OSBE mbahen jashtë domenit publik dhe zhvillohen totalisht me dyer të mbyllura. Për përzgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm duhet të ketë konsensus të plotë të 57 vendeve anëtarë. Mungesa e këtij konsensusi ka krijuar një vakuum lidershipi.