Shkencëtarët amerikanë Mary Brunkoë dhe Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi nga Japonia fituan Çmimin Nobel për Mjekësinë, të hënën, për punën e tyre që hedh dritë mbi mënyrën se si sistemi imunitar kursen qelizat e shëndetshme, duke krijuar mundësi për trajtime të sëmundjeve të reja autoimune dhe për kancerin. Çmimi i këtij viti lidhet me tolerancën imunitare periferike, ose "si e mbajmë sistemin tonë imunitar nën kontroll në mënyrë që të luftojmë të gjitha mikrobet e imagjinueshme dhe të shmangim sëmundjet autoimune", tha Marie Ëahren-Herlenius, një pedagoge e reumatologjisë në Institutin Karolinska. Mary Brunkoë është menaxhere e lartë e programit në Institutin për Biologjinë e Sistemeve në Seattle, ndërsa Fred Ramsdell është këshilltar shkencor në Sonoma Biotherapeutics në San Francisko. Sakaguchi në anën tjetër është profesor në Universitetin e Osakës në Japoni. "Zbulimet e tyre kanë hedhur themelet për një fushë të re kërkimore dhe kanë nxitur zhvillimin e trajtimeve të reja, për shembull për kancerin dhe sëmundjet autoimune", tha organi që jep çmimin në një deklaratë.