Top News – Idalia ‘mbjell’ terror në Florida / Miliarda dollarë dëme dhe viktima nga stuhia
30/08/2023 22:15

Idalia konsiderohet uragani më i fuqishëm që ka goditur rajonin veriperëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në më shumë se një shekull. Raportohen shkatërrime në shkallë të konsiderueshme dhe megjithëse fuqia e uraganit është dobësuar sërish mbetet "i rrezikshëm. Uragani Idalia goditi fillimisht Floridën dhe më pas u drejtua për në Gjeorgji dhe Karolinën e Jugut. Idalia u përcaktua fillimisht e kategorisë tre në Florida duke pasur një shkallë të lartë stuhie, me erëra 125 milje për orë. Uragani ra në kategorinë e dytë kur mbërriti në Gjeorgji, dhe e uli edhe më shumë intensitetin në Karolinën e Jugut. Përmbytje të mëdha u raportuan në Florida, ndërsa deri në 25 centimetër shi ra në pjesë të Gjeorgjisë. Baticat e larta pritet të përkeqësojnë kushtet klimaterike. Pemë u rrëzuan, duke bllokuar rrugët dhe më shumë se 310,000 shtëpi mbetën pa energji në të gjithë Floridan dhe Gjeorgjinë. Të dyja shtetet, si dhe Karolina, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Dy vdekje u raportuan nga policia në Florida si rezultat i aksidenteve të lidhura me motin. Më shumë se 850 fluturime u pezulluan dhe disa aeroporte u mbyllën. Garda kombëtare e Floridës mobilizoi rreth 5,500 ushtarë dhe avionë për të kryer operacionet e shpëtimit dhe pastrimit të rrugës. Presidenti i Shteteve të Bashkaura të Amerikës Joe Biden u shpreh se tashmë askush nuk mund të mohojë ndikimin krizës klimatike. “Përmbytjet historike, thatësirat intensive, nxehtësia ekstreme, zjarret e mëdha kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme siç nuk i kemi parë kurrë më parë”, u shpreh Biden.

Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02