Një agjent i Agjencisë Federale të Imigracionit në SHBA, qëlloi dhe plagosi një person gjatë një operacioni në Austin të Teksasit. Incidenti ndodhi të dielën, më 20 shtator, pas një ndalimi rrugor, dhe rrethanat janë ende duke u zbardhur. Personi i plagosur është Ëilber Rafael Garces Perez, një 28-vjeçar venezuelian, i identifikuar nga avokati i familjes. Ai u qëllua në trup dhe fillimisht u shtrua në spital në gjendje të rëndë por të qëndrueshme.