Sali Berisha deklaroi gjatë foltores së mbajtur tek Kryeministria se PD do të rikthehet në protesta dhe se nuk do të tërhiqet, ndërsa e quajti referendumin e 23 Majit si një vlerë të jashtëzakonshme me argumentin se demokratët mbrojtën demokracinë. Lideri i demokratëve Sali Berisha, komentoi edhe vendimin për kalimin e raportit të IBAR, ku theksoi se dokumenti kaloi vetëm për shkaqe gjeopolitike dhe se Edi Rama është në rreth të kuq.