Top News – ‘Ia çuam luftën në shtëpi rusëve!’ Ukraina shënon gjashtëmujorin e operacionit në Kursk
07/02/2025 11:39

Ukraina ka shënuar gjashtëmujorin që kur ka nisur një inkursion në rajonin rus të Kurskut, që sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, “ua ka sjellë luftën në shtëpi rusëve” dhe mund të shërbejë si kartë në ndonjë negociatë për paqe në të ardhmen. “Sot shënohet gjashtëmujori i operacionit në Kursk. Me aktivitetet tona operacionale në territorin rus, ne ia kemi sjellë luftën në shtëpi Rusisë”, tha Zelensky gjatë një fjalimi mbrëmjen e të enjtes. Forcat ukrainase nisën inkursionin më 6 gusht, duke marrë nën kontroll pjesë të territorit në rajonin e Kurskut, përfshirë qytetin Sudzha. Zelensky përmendi brigadat e forcave të armatosura ukrainase të përfshira në operacionin në Kursk, por nuk përmendi një kundërofensivë për të cilën është raportuar nga blogerët jozyrtarë ushtarakë ukrainas dhe nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat ukrainase dhe autoblindat kanë kryer tetë valë sulmesh pranë fshatrave Ulanok dhe Çerkasikaja Konopelka. Rusët kanë zmbrapsur përpjekjet për kundërsulm dhe vendbanimet janë nën kontrollin rus, tha Ministria. Rusia pretendoi se forcat ukrainase kanë pësuar humbje të mëdha, përfshirë më shumë se 200 ushtarë dhe dhjetëra makina. Raportimet nga fushëbetejat nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase iu referua shkurt aktiviteteve ushtarake në rajonin e Kurskut gjatë vlerësimit për luftimet më 6 shkurt, duke thënë se vetëm pesë përleshje kishin ndodhur nga mëngjesi. Ukraina ka thënë se përparimin që ka shënuar në Kursk mund ta përdorë si kartë në bisedimet e mundshme për paqe me Rusinë.

Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47