Ndonëse prej muajit gusht nuk dihet asgjë për fatin e tij, Gjykata e Lartë ka caktuar datën 2 mars për shqyrtimin e ankesës të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Bëhet fjalë për një ankim që ka bërë për ngjarjen e vitit 2018, kur pas një konflikti të armatosur mes dy grupeve rivale mbeti I vrarë Fabian Gaxha.