Policia e Fierit ka arrestuar një 42-vjeçar, I cili akuzohet për zjarrvënie te qëllimshme në fshatin Jarua të Levanit. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Jarua, Fier. Ky shtetas, me qëllim djegien e barishteve në tokën e tij, ka ndezur zjarr dhe për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.