Një 77-vjecar ngeli i bllokuar në banesën e tij në lagjen Granicë të qytetit të Gjirokastër. Thirrjet e tij për ndihmë këtë të mërkurë vunë në alarm fqinjët, të cilët lajmëruan me urgjencë Policinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim, efektivët e të cilëve shkuan menjëherë në vendngjarje për të nxjerrë nga banesa të moshuarin.