Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të paidentifikuar I cili spërkat me lëndë djegëse pjesën ballorë të farmacisë në pronësi të Resmina Isakajt. Janë pikërisht këto filmime që kanë fiksuar momentin dhe do të jenë një ndihmë për grupin hetimor në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Zjarrvënia ndodhi rreth orës 2 pas mesnate këtë të hënë, në bulevardin ‘Ismail Qemali’ në qytetin e Vlorës.