Kapet dhe vihet në pranga, një shtetas i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij.