Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është vënë në pranga nga uniformat blu. Arrestimi i tij u bë në Bishan të Fierit. Ai dyshohet se është anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, ndërsa ndaj tij rëndon edhe akuza për vjedhje të energjisë elektrike.