Andrij Jarmolenko ka një karrierë në Premier League angleze me Uest Hemin, por hapat e parë në futboll ai i ka hedhur me klubin e Desna Çernihiv pasi prindërit e tij u transferuan nga Leningradi pikërisht në qytetin e Çernihivit. por ky qytet është shkatërruar nga bombardimet ruse dhe mes ndërtesave të shndërruara në rrënoja nga ky agresion i përgjakshëm rus është edhe stadiumi i klubit të fëmijëristë së futbollistit ukrainas.