Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Ccela i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë. Prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin e Çelës me 6 vite burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vjet. Sipas organit të akuzës, Radovan Ccela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimarrjen e funksionarëve të drejtësisë. Në seancën e radhës, mbrojta ligjore e Ccelës do japë konkluzionet përfundimtare dhe më pas gjykata do japë vendimin.