Një rast i rëndë është denoncuar në emisionin Fiks Fare nga një nënë e cila ndihet e kërcënuar nga i biri me probleme mendore. Sipas saj, ndonëse ka kërkuar ndihmën e autoriteteve, ajo ka qenë e përkohshme, teksa i biri është rrezik për të gjithë fshatin. I sëmuri shfaqet në një video teksa kërcënon edhe vëllain e tij se do e vrasë. Edhe banorët shfaqen të shqetësuar. Fiks Fare kontaktoi edhe me kryeplakun e fshatit, i cili u shpreh se ka bërë çfarë ka pasur në dorë, por autoritetet janë inekzistente.