Top News – I rrethuar nga çdo anë me armiq / Marrëdhëniet e Izraelit me fqinjët, histori e trazuar
20/10/2023 11:22

Që nga themelimi i tij, Izraeli ka qenë i rrethuar nga armiq. Me disa është sot në luftë, me të tjerë marrëdhëniet janë përmirësuar. Egjipti ishte vendi i parë arab që njohu zyrtarisht Izraelin. Më parë, pas krijimit të Izraelit në vitin 1948, të dy vendet ishin në luftë për dekada. Izraeli dhe Egjipti nënshkruan një traktat paqeje në 1979, i cili, ndër të tjera, i ktheu Gadishullin Sinai Egjiptit. Ndërsa Izraelit iu dha kalimi i duhur i anijeve të tij nëpër ujërat ndërkombëtare rreth gadishullit. Gjatë sundimit të Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, organizata bijë e së cilës është Hamasi palestinez, marrëdhëniet u përkeqësuan ndjeshëm. Pas grushtit të shtetit dhe ardhjes në pushtet të gjeneralit, Abdel Fattah al-Sisi në 2013, fqinjët u afruan përsëri. Në vitin 2021 dhe 2022, kryeministri izraelit udhëtoi në Egjipt për bisedime diplomatike. Tri ditë para sulmit të Hamasit, sipas informacioneve amerikane, Egjipti e paralajmëroi Izraelin për një sulm nga Gaza, ndoshta në një nivel të ulët. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e mohon këtë, ndërsa Kajro nuk e ka komentuar. Jordania është një tjetër vend fqinj i izraelit, me nëj pjesë të konsiderueshme të popullatës me origjinë palestineze. Jordania konsiderohet zyrtarisht edhe si kujdestare e vendeve të shenjta islame në Jerusalem dhe financon shërbimet që menaxhojnë Malin e Tempullit. Në vitin 1994, Jordania dhe Izraeli bënë paqe, por nuk pati ndonjë afrim real për tre dekadat e ardhshme.

Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47