Top News-I riu shqiptar rrëmben gruan që donte dhe u kërkon prindërve të saj shpërblim 15 mijë euro
05/05/2026 22:51

Një çift prindërish shqiptarë të Kosovës, u paraqitën në Komisariatin e Karabinierëve në Cavalese të Italisë, duke denoncuar se vajza e tyre 21-vjeçare ishte mbajtur me forcë nga bashkëshorti i saj, një 23-vjeçar, gjithashtu shqiptar i Kosovës. Sipas denoncimit, i riu, me të cilin vajza ishte e martuar prej më pak se dy vitesh, kërkonte para në këmbim të lirimit të saj dhe kthimit të automjetit me të cilin ishin larguar. Ngjarja dyshohet të ketë nisur pasi vajza kishte shprehur dëshirën për t’i dhënë fund marrëdhënies. Ata kishin qenë të martuar prej gati dy vitesh, por diçka kishte ndryshuar për të dhe nuk kishte më shpresë për një të ardhme së bashku. Kështu që, e nxitur nga prindërit e saj, ajo vendosi t’i jepte fund lidhjes një herë e përgjithmonë: "Dua t’i jap fund, nuk mund ta duroj më", i tha ajo burrit të saj, një 23-vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili u tërbua kur dëgjoi këto fjalë. Bashkëshorti e ka detyruar atë t’u dërgonte një mesazh prindërve, duke kërkuar 15 000 euro në llogarinë e tij bankare si kusht për ta kthyer në shtëpi. Kjo kërkesë vinte pas një tjetër kërkese prej 5 000 eurosh që ai i kishte bërë më parë vjehrrit për kthimin e makinës. Pas alarmit, autoritetet nisën kërkimet në të gjithë zonën. Pas koordinimit mes strukturave të ndryshme të Karabinierëve, çifti u lokalizua në Bedollo. Pasi u gjetën, efektivët siguruan 21-vjeçaren dhe kontrolluan automjetin, ku gjetën dhe sekuestruan një sëpatë të vogël. 23-vjeçari u arrestua me akuzën për rrëmbim personi me qëllim përfitimi financiar dhe u dërgua në burgun e Spini di Gardolo.

Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçe e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29
Top Channel/ Plagoset këngëtari në Shkodër. Taulant Hoti qëllohet teksa pinte kafe
27/10 15:27
Top News – “Dialog urgjent për paketën fiskale”, Bizneset kundërshtojnë propozimet
27/10 15:26
Top News – ‘Të shtunën me studentët’. Berisha thërret një tjetër protestë kombëtare
27/10 15:24
Top Channel/ Mbledhje online si në kohë lufte! Deputetët e PS votojnë nga shtëpia e makina
27/10 15:21
Top Channel/ Në ditën e 15-të të protestës, një pjesë e studentëve të Mjekësisë kthehen në auditore
27/10 15:13
Top News – Ngërçi për rregulloren e GJKKO. Meta: Kuvendi dhe KLGj të reagojnë po cenohen të drejtat
27/10 14:56
Top News – Qeveria jep me një dorë, merr me dy/ Koston e uljes së TVSH-së shportës e paguan biznesi
27/10 14:48
Top Channel/ “Poshtë diktatura…”, studentët e mjekësisë para ministrisë së Arsimit
27/10 14:41
Top News – Plagoset këngëtari në Shkodër. U qëllua nga një person i maskuar, teksa po pinte kafe
27/10 14:31
Top News – Bizneset kundër paketës fiskale. Godet prodhimin, kërkohet ndryshimi i draftit
27/10 14:16
Top News – Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt. Edhe avokatët e ndihmës juridike bojkotojnë GJKKO
27/10 14:05
Top News – ‘Po mbroni korrupsionin e Ballukut’. PD bojkoton punimet e komisioneve parlamentare
27/10 13:32
Top Channel/ “Flisni për dhunën në protestë”, Përplasje Tabaku-Bido: E bëjmë nëse…
27/10 13:31
Top News – BB: Ekonomia shqiptare rritet. Por sfidë mbeten pagat e ulta dhe punësimi cilësor
27/10 12:56
Top Channel/ “Rama të dorëhiqet” debat Bylykbashi Manja te “Ligjet”: Mos strehoni dhunuesit në seli
27/10 12:26
Top Channel/ Vrasësi i Arlinda Zekajt në arrati, në shtëpinë e tij gjenden armë
27/10 12:25