Albert Alterziu i shpalluri në kërkim prej dy vitesh për dhunë në familje, është gjetur dhe arrestuar nga policia e Elbasanit. Mësohet se 36 vjecari është arrestuar në spital, aty ku ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi po kurohet nga sëmundja e Covid19. Alterziu është një person problematik për drejtësinë shqiptare, pasi dhuna në familje, nuk është e vetmja vepër penale e kryer nga ai.