"Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie... Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë... Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, jemi të Zotit". Kështu deklaroi kryepeshkopi Anastas i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, përpara largimit drejt Greqisë, me qëllimin për t'iu nënshtruar kurimit të specializuar për në spitalin e Athinës. Pas shfaqjes së simptomave të lehta të coronavirusit Covid-19, Kisha Ortodokse Autoqefale njoftoi se u gjykua e përshtatshme që Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, të shkojë në Athinë (Spitali Evangelismos) për kujdesin e duhur mjekësor. Ndërsa më vonë u publikuan pamjet kur kryepiskoi Anastas po takonte mjekët dhe për t'u shoqëruar nën kujdesin e tyre në një autoambulancë dhe më pas për t'u dërguar me helikopter drejt Greqisë.