‘Paqja do të vijë së shpejti’, kështu e ka cilësuar fitoren e Donald Trump për president të Amerikës, ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në një postim të shkurtër në X, Grenell shkruan se Amerika dhe bota janë shpëtuar me fitoren e Trumpit. ‘Ne e mposhtëm të majtën e dobët’, shkruan më tej i dërguari special.