Parlamenti austriak ka miratuar futjen e vaksinës së detyrueshme kundër Covid-19 dhe është vendi i parë evropian që e bën këtë. Miratimi me shumicën e nevojshme të votave u bë pas disa orësh diskutimesh. Masa do të hyjë në fuqi më 4 shkurt. Ligjvënësit votuan 137 pro dhe 33 kundër vendimit, i cili do të zbatohet për të gjithë banorët e Austrisë 18 vjeç e lart.