Edhe pse Prokuroria e Vlorës e vuri në pranga në orët e para të mëngjesit të së premtes, kandidatin për Bashkinë Himarë nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’Fredi Beleri, kjo nuk e pengon këtë të fundit të vijojë garën, edhe pse ndodhet në arrest. Nisur nga prezumimi i pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata, Fredi Beleri mund të zgjidhet nga qytetarët si përfaqësues i tyre për Himarën.