Më shumë se 130 zjarre, të shkaktuara nga rrufetë, po shkrumbojnë pjesën perëndimore të Kanadasë, pas një vale të nxehti që theu rekordet në vend. Qeveria federale e Kanadasë tha se do të dërgonte avionët ushtarakë që të ndihmonin punonjësit e emergjencave që të vinin nën kontroll zjarret në kolumbian britanike. Më herët këtë javë, njerëzit u detyruan që për shkak të zjarreve të braktisnin shtëpitë në provincën Lytton.