Top News – I nxehtë mizor, dyndje në spitale / Temperatura mbi 41 gradë celcius, katastrofë
23/07/2026 13:50

Më shumë se 450 persona kërkuan trajtim spitalor për probleme që lidhen me nxehtësinë në një ditë të vetme në Tokio, numri më i lartë që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave 16 vjet më parë, thanë shërbimet e emergjencës të enjten. Shifra u publikua ndërsa Japonia u përfshi nga një valë të nxehti që ka vrarë të paktën 14 persona gjatë javës së kaluar. Një total prej 453 personash morën trajtim spitalor për probleme që lidhen me nxehtësinë të mërkurën, numri më i madh që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2010, tha Departamenti i Zjarrfikësve të Tokios. Telefonatat e emergjencës ishin gjithashtu në nivelin më të lartë që nga viti 1963. "Ne po i nxisim njerëzit të qëndrojnë të hidratuar dhe të përdorin kondicionerë", tha një zëdhënës i zjarrfikësve. Në prefekturën e Tokios, që mban rreth 14 milionë njerëz, një person humbi jetën në valën aktuale të të nxehtit, katër të tjerë janë në gjendje kritike dhe 18 në gjendje të rëndë. Për turistët, i nxehti është i padurueshëm. "Ne i kemi planifikuar udhëtimet tona duke u përpjekur të sigurohemi që mund të kalojmë kohë në metro për t'u freskuar, duke gjetur dyqane të vogla me ajër të kondicionuar për të blerë ndonjë suvenir, duke bërë gjithçka që mundemi për të qëndruar të freskët", thotë një turist amerikan, 35 vjecar. "Por veçanërisht me fëmijët më të vegjël, ka qenë absolutisht brutale", shton ai. Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive e ka quajtur valën e të nxehtit një "katastrofë".Të enjten, të paktën gjashtë rajone përjetuan temperatura 40°C ose më të larta ndërsa. Vendi më i nxehtë ishte Hamamatsu në rajonin qendror Shizuoka me 41.1°C. Ai u pasua nga qyteti Toyota - selia e gjigantit të makinave - në rajonin fqinj Aichi me 40.8°C dhe Kuëana me 40.7°C. Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Japoni i takon 5 gushtit 2025, kur mërkuri në termometër u ngrit në 41.8°C në Isesaki, në veri të Tokios. Japonia prezantoi këtë vit një term të ri për të përshkruar nxehtësinë mbi 40°C të quajtur "kokushobi", që përkthehet si "ditë mizore e nxehtë".

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06