Policia në greqi ka arrestuar një nga liderët e grupit neo nazist Agimi i Artë, që ishte në arrati që kur u dënua me më shumë se 13 vite burg në tetor. Kristos Papas i kishte shpëtuar drejtësisë që nga gjykimi historik që dënoi më shumë se 50 anëtarë të Agimit të Artë, nën akuzat e drejtimit të një organizate kriminale, vrasje, sulme dhe zotërim të paligjshëm armësh.