Policia e Himarës ka shoqëruar tre persona, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu zonën mbrëmjen e të premtes. Pas marrjes në pyetje, dy prej tyre mësohet se janë lënë të lirë, ndërsa personi i tretë vijon të qëndrojë në ambientet e Komisariatit të Himarës. Për momentin, policia thotë se nuk ka një person të identifikuar si autor apo të dyshuar kryesor për vënien e zjarrit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e rënies së flakëve. Nga ana tjetër në Fier, janë zbardhur dy raste të zjarrvëines ndërsa është arrestuar një person dhe është proceduar një tjetër.