Një aksident rrugor u shënua këtë të martë në aksin Korçë-Bilisht pranë fshatit Cangonj, ku një këmbësor u përplas nga një makinë. Viktima një 79-vjeçar ishte duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetër kur u godit nga një makinë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Kryqëzimi I Progdit, ndërsa nga goditja e fortë ndërroi jetë në vend I moshuari.