I mituri që mbeti i plagosur të dielën nga aksidenti tragjik në lagjen numër 15 të qytetit të Durrësit ka shfaqur shenja përmirësimi dhe vlerësohet nga mjekët jashtë rrezikut për jetën. Ai ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, teksa mjekët njoftojnë se ai është i vetëdijshëm dhe se do të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të plagëve të shumta që ka marrë nga aksidenti.