Një 16-vjeçar u aksidentua me makinë mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Sarandë-Delvinë. Adoleshenti, dhe pse pa leje drejtimi, po lëvizte me një mjet tip Volsëagen, por humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar në kanal. Ishin kalimtar të rastit ata që konstatuan aksidentin dhe njoftuan autoritetet.