Një efektiv policie u plagos me armë zjarri në Kuçovë këtë të hënë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19, ndërsa si autor I dyshuar u prangos një 45-vjeçar. Autori Zamir Skënderi po shoqërohej nga komisariati I Fierit drejt ambienteve të komisariatit të policisë Kuçovë, pasi akuzohej për veprën penale Prishja e qetësisë publikë, Por gjatë shoqërimit ai u konfliktua me punonjësin e policisë, një 20-vjeçar, të cilit I mori armën e shërbimit e më pas e qëlloi duke e lënë të plagosur.