Lily Collins ka rënë pre e grabitjes që i ka kushtuar jo pak. Disa persona ende të pa identifikuar i vodhën unazën e fejesës teksa qëndronte në një hotel luksoz në Los Anxhelos. 34-vjeçarja i vendosi unazën në një vend të sigurt, mirëpo kur u kthye nuk e gjeti më. Policia po heton grabitjen, e cila është klasifikuar si ‘mbi 10,000 dollarë’, por ende nuk është bërë asnjë arrestim.