Publikimi i një informacioni nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit mbi një zyrtar të lartë si bashkëpunëtor, kanë ndezur në vend debatet për hapjen e dosjeve. Si Partia Demokratike ashtu edhe ajo Socialiste kërkojnë ndrzshimin e ligjit për dosjet, ndërsa një kërkesë e ngjashme është bërë edhe nga vetë AIDSSH. Simon Mirakaj është një nga ish-anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, i cili foli për Top News dhe komentoi nismat e PD e PS, duke mos ngurruar të ngre pikëpyetjet e tij.