Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar ‘Next’. Sipas Policisë, në pranga ka rënë Mariglen Tahiri, i cili akuzohet nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Tahiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Penale e Breshias kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.