Arratia e kreut të grupit kriminal “Rraja” ka marrë fund. Bujar Sefa, i njohur edhe me emrin Bujar Xaka, u arrestua në Dubai, teksa rezulton i shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme për transportimin e 2.4 ton lënde narkotike drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas hetimeve të SPAK, Sefa akuzohet se kontrollonte prodhimin dhe transportin e kokainës, teksa më herët i ka shpëtuar arrestimit nga policia gjatë një operacioni në fshatin Nojë, ku u sekuestruan 145 kilogramë hashash dhe municion luftarak. Autoritetet shqiptare po punojnë me homologët në Emratet e Bashkuara për të bërë të mundur ekstradimin e tij.