Top News – I kërkon Putinit ‘pak armëpushim’ / Trump, 90 minuta në telefon me Kremlinin
30/04/2026 12:02

Donald Trump thotë se i ka sugjeruar një armëpushim Vladimir Putinit në një telefonatë 90-minutëshe mes dy udhëheqësve. Presidenti amerikan u tha gazetarëve: “Unë sugjerova ‘pak armëpushim’ dhe mendoj se ai mund ta bëjë këtë.” Trump dukej optimist se ia kishte dalë mbanë me Putinin: “Ai mund të njoftojë diçka që ka të bëjë me këtë”, duke pyetur më pas një gazetar: “A e njoftoi ende?” Një ndihmës i Kremlinit konfirmoi se dy udhëheqësit kishin pasur një telefonatë ‘të sinqertë’ që zgjati për më shumë se 90-minuta. Trump tha se Putin ofroi ndihmë, por edhe konfirmoi se i tha udhëheqësit rus: “Para se të më ndihmosh, dua t’i jap fund luftës suaj”. “Patëm një bisedë të mirë, e njoh prej kohësh Putinin. Mendoj se ai ishte gati të bënte një marrëveshje pak kohë më parë. Mendoj se disa njerëz ia vështirësuan arritjen e një marrëveshjeje, por ne folëm më shumë për Ukrainën”, tha Trump. Telefonata shënon herën e parë që dy udhëheqësit kanë folur në gjashtë javë pasi Trump ka qenë i zënë me Operacionin Epic Fury në Iran. Presidenti amerikan ka premtuar vazhdimisht se do t'i japë fund pushtimit rus të Ukrainës, përpara se të pranonte se "konflikti mes këtyre dy vendeve doli të ishte më i vështiri deri më tani". Ai nuk mundi të japë një përgjigje kur u pyet nëse lufta në Iran apo ajo në Ukrainë do të përfundonte më parë, por e quajti pyetjen "interesante". Zyrtari i Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se të dy udhëheqësit diskutuan për luftën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainën, duke shtuar se presidentët "i kushtuan vëmendje të veçantë situatës në Iran dhe në Gjirin Persik". Ndihmësi i Kremlinit tha ndërkohë se Putini ishte gati “të shpallte një armëpushim për Ditën e Fitores”, që “Trump e mbështeti në mënyrë aktive”.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52