Aksidenti tragjik që i mori jetën dy shtetasve egjiptianë, 30-vjeçarit Mohamed Lotf dhe 44-vjeçarit Mohamed Ali, nuk ngre pikëpyetjet vetëm mbi shkaqet e përplasjes, por edhe mbi mënyrën se si ata u punësuan për të drejtuar një autobetoniere në Shqipëri. Top News ka siguruar patentën e shoferit Mohamed Lotf, e cila rezulton të ketë skaduar më datë 6 Maj 2026. Pra ai levizte me kamion me nje leje drejtimi që nuk ishte rinovuar, ndërkohë policia rrugore nuk ka reafuar ende për pikëpyetjet e ngritura mbi këtë ngjarje. Dy viktimat kishin mbërritur në vendin tonë rreth një muaj më parë nga Egjipti, të pajisur me vizë pune dhe leje qëndrimi 1-vjeçare.