Shkon në 37 numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka në Spitalin Infektiv. Sipas ministrisë, i ndjeri vuante nga spok, sëmundje e mushkërive dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.