Policia e Las Vegas ka hequr dorë nga hetimi i incidentit të reperes së njohur, Cardi B, e cila kishte hedhur një mikrofon ndaj një fanseje në turmë gjatë mbajtjes së koncertit të saj. Incidenti ndodhi fundjavën e kaluar pasi një pjesëtar i audiencës u shfaq duke hedhur ujë në drejtim të reperes. Por, ajo tani nuk do të përballet me asnjë akuzë për shkak të “provave të pamjaftueshme”, ka thënë policia.