Top News – I hap rrugën ekstradimit/ Parlamenti Evropian i heq imunitetin liderit katalan
09/03/2021 14:41

Parlamenti Evropian i ka hequr imunitetin liderit katalanas Carles Puigdemont dhe dy kolegëve të tij, duke mundësuar kështu edhe ekstradimin e tyre në Spanjë. Në tri votime të ndara për Puigdemont, ish-ministrin rajonal të Shëndetësisë Toni Comin, dhe ministren e Edukimit Clara Ponsati, 400 apo më shumë ligjvënës të Bashkimit Evropian kanë votuar për heqje të imunitetit, 248 kanë votuar kundër dhe 45 kanë abstenuar. Puigdemont dhe Comin janë zgjedhur në Parlamentin Evropian më 2019, ndërsa Ponsati e fitoi vendin vitin e kaluar. Vendet e tyre u kanë dhënë imunitet nga ndjekja penale, mirëpo me kërkesë të gjyqësorit spanjoll, parlamenti ka nisur hetime për heqje të imunitetit. Puigdemont, ish-lider i Qeverisë rajonale të Katalonjës, bashkë me Comin, u vendosën në Belgjikë, pasi autoritetet shtypën një referendum të mbajtur në tetor të vitit 2017 për pavarësinë e Katalonjës. Ponsati tani jeton në Skoci. Avokati i Puigdemontit në Spanjë Gonzalo Boye, ka thënë se klienti i tij do të apelojë vendimin e asamblesë në Gjykatën Supreme të BE-së në Luksemburg. Qeveria spanjolle, e cila ka kërkuar të akuzojë këta persona për rebelim dhe kryengritje, ka mirëpritur menjëherë vendimin dhe e ka konsideruar fitore për sundimin e ligjit.

Top Channel/ Humbi jetën në vendin e punës, identifikohet 45-vjeçari shqiptar, shpërthejnë protestat
16/11 17:36
Top News – Makinave u vidhen targat në Slloveni/‘Hakmarrje’ pas humbjes me Kosovën, ambasada ndërhyn
16/11 15:09
Top News- Traktati bërthamor i afrohet skadimit / Trump e Putin këmbejnë kërcënime, asgjë nuk i ndal
16/11 15:06
Top News – Trump ‘ndan mendjen’ për Venezuelën / ‘Sulmi fillon…’, thërret këshilltarët e lartë
16/11 15:06
Top News – Rusia avancon në Ukrainë / Ushtria ka bërë përpara në Zaporizhia, merr dy fshatra
16/11 14:41
Top News – Hollivudi zbret në Vatikan / Papa pret aktorë dhe regjisorë në Selinë e Shenjtë
16/11 14:40
Top News – Raketa e re e Putinit alarmon NATO-n / Është gati për përdorim, fluturon pa kufizim
16/11 14:36
Top Channel/ Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit, peticion në Itali: Të hënën, në parlament!
16/11 14:07
Top News – Britania, ‘raprezalje’ mbi azilantët / Ndryshimi më i madh i politikës në kohët moderne
16/11 12:28
Top News – ‘Hedhja e fundit e zareve’ / Putin kërkon Pokrovskun para dimrit të hidhur ukrainas
16/11 12:27
Top News – Kërkon lirimin e 1200 të burgosurve/Ukraina punon për një marrëveshje shkëmbimi me Rusinë
16/11 12:09
Top News – Greqia ‘shpëton’ Ukrainën / Furnizon me gaz vendin për të përballuar dimrin
16/11 12:07
Top News – Trump pasurohet në presidencë / Bleu 82 milionë dollarë obligacione nga fundi i gushtit
16/11 12:06
Top News – Të rinjtë ngrihen kundër krimit / Shpërthejnë protestat, 120 të plagosur në Meksikë
16/11 11:57
Top Channel/ Papa takon yjet e Hollywood/ Thirrje kineastëve: Mos i shmangni temat e dhimbshme
16/11 11:54
Top Channel/ Trump, luftë me aleaten Marjorie Green: “Tradhtare”! Ajo krijon “AFAO” kundër MAGA-s”!
16/11 11:33
Top Channel/ “Shpërthen” Meksika, revolucion kundër karteleve: Sulmohet Pallati Presidencial!
16/11 11:32
Top Channel/ Pse Rusia po godet trenat? Trefishohen sulmet në infrastrukturën hekurudhore
16/11 10:53
Top News – Marrëveshje strategjike SHBA-Kore e Jugut/ Bashkëpunim për nëndetëset bërthamore
16/11 10:28
Top Channel/ Gati “shengeni ushtarak” në BE, plani në tryezën e Komisionit Evropian
15/11 22:24
BILETA Portokalli - Bileta