Një shkollë politeknike në Tatarstan të Rusisë, rajon që gjendet rreth 900 kilometra në lindje të Moskës, po përdor objektet prodhuese që janë pjesë e një zone të posaçme ekonomike, për të montuar dronët sulmues iranianë. Kjo shkollë, gjithnjë e më shumë po përdor si punëtorë studentët e mitur, shumica e të cilëve po punojnë në kushte të rënda.