Fshati turistik i ngritur në fushën përballë kishës ikonike të Thethit dyshohet se ka qenë në pronësi të Prek Kodrës, një emër i njohur për drejtësinë në Shqipëri dhe Kosovë, pasi në vitin 2021 është cituar nga njësia antiterrorizëm e Kosovës si planifikues për vrasjen me snajper të Albin Kurtit dhe dy politikanëve të tjerë në Prishtinë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Kodra ka përdorur të moshuarën, Lene Prroni. Kjo e fundit është marrë në pyetje dhe gjatë dëshmisë pranoi se ka vendosur kapanontet, por pretendon se është pronare e tokës.