Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar problematika në disa zona të vendit. Dibra mbetet ndër qarqet ku situata është kritike, ku temperaturat kanë zbritur deri në -17 gradë. Sipas informacioneve atje ka prezencë të madhe akulli në rrugë gjë që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.