4 persona janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Arrestimi i tyre u bë në dy operacione të ndryshme në kuadër të operacionit të koduar "Perimetri", ndërsa trafikantët merrnin 400 euro për emigrant, për kalimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian.