Top News- I dyshuar për krime lufte në Vushtri/ Prokuroria kërkon një muaj paraburgim- Kemi prova
19/08/2025 12:25

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj një tjetër shtetasi, të dyshuar për krime lufte kundër civilëve në Vushtri. Shtetasi S.S. u arrestua në pikëkalimin kufitar që lidh Kosovën dhe Serbinë në Merdarë më17 gusht. Sipas Prokurorisë, ‘shtetasi S.S. dyshohet se në bashkëpunim me “me pjesëtarë të tjerë me uniformë duke vepruar në grup si zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë”. I dyshuari sipas Prokuorisë Speciale, më 6 prill të vitit 1999, gjatë një aksioni ka plaçkitur, djegur shtëpi si dhe “dhunë fizike dhe seksuale ndaj civilëve të paarmatosur”. Autoritetet e drejtësisë thanë se ndaj të dyshuarit kanë siguruar prova materiale, përfshirë edhe dëshmi të dëshmitarëve. Javën e kaluar, Prokuroria po ashtu dorëzoi një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës. Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.c

Top Channel/ “Asllan Rusi” do të rikonstruktohet, prezantohen 6 projekt-idetë e arkitektëve
16/10 12:19
Top Channel/ “Unë jam UÇK”, nesër protestë në Tiranë me pjesëmarrje nga Shqipëria dhe Kosova
16/10 12:18
Top Channel/ Ditëlindja e Dritan Hoxhës, revolucionari që transformoi shoqërinë shqiptare
16/10 12:17
Top Channel/Dyshime mbi votimin e Kushtetueses, Top Channel siguron audion e mbledhjes së gjykatësve
16/10 12:14
Top News – ‘Një çarçaf i Vetëvendosjes’. Rama i përgjigjet Kurtit për tubimin e UÇK në Tiranë
16/10 11:48
Top News – O burrë, o grua! PS tërheq ‘gjithëpërfshirjen’ te ligji i barazisë gjinore
16/10 11:17
Top News- Vrasja e paralajmëruar e gjyqtarit/ Autori kishte hyrë edhe më parë me armë në gjykatë
16/10 10:47
Top News- Rekrutuesi i kolumbianeve në Durrës/ Tutori i prostitucionit kapet në Muriqan
16/10 10:41
Top News- Hashashi, sipërmarrje familjare/ Burrë e grua kapen me 6 kg, do e trafikonin në Greqi
16/10 10:32
Top News- Familja e gjyqtarit Kalaja kërkonte shkarkimin e tij, miku i të ndjerit zbulon arsyet
16/10 10:32
Top News- ‘Jam futur me armë në gjykatë shumë herë’, dëshmia e rëndë e Elvis Shkambit
16/10 10:21
Top News – e-Albania vendos tarifa. Një pjesë e shërbimeve me pagesë, prek biznese e individë
16/10 10:03
Top News – ‘Darkweb’ dhe kriptovaluta. Krimi i organizuar po evoluon më shpejt se legjislacioni
16/10 10:01
Top News- Prona që ‘derdhi’ gjakun, historia tronditëse e familjes së Elvis Shkambit
16/10 09:54
Top News- Gjykatat ‘dërrmojnë’ qytetarët, 50 mijë dosje stok presin zgjidhje
16/10 09:42
Top Channel/ Përplasje presidencë-kushtetuese, Begaj: Gjykata u nxitua
15/10 23:33
Top Channel/ Dumani raporton në Bruksel, do tregojë arritjet e mandatit të tij
15/10 23:04
Top News- Marrëdhënie intime në grup me gruan dhe të dashurëm, Fiks Fare sjell rastin tronditës
15/10 22:53
Top Channel/ U akuzua për kultivim lëndësh narkotike, jepet vendimi për gruan e Elvis Pupës
15/10 20:07
Top Channel/ “Data Center” në Shqipëri! Donald Leka, themelues i Jumptuit, bashkëpunim me UET
15/10 19:56