Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, I cili u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin me inicialet A.H., ndërkohë që ka shkuar në 26 numri I të arrestuarve në flagrancë për drejtim automjeti nën efektin e drogës në kryeqytet për vitin 2023.