Ahmed Al-Ahmed, heroit që çarmatosi një person të armatosur gjatë sulmit terrorist në plazhin Bondi në Australi, i është dorëzuar një çek prej 2.5 milionë dollarësh në spital. Pamjet prekëse kanë kapur momentin kur babai i dy fëmijëve, i lindur në Siri, mësoi se 43,000 njerëz në të gjithë botën kishin dhuruar para për të nderuar trimërinë e tij. "A e meritoj?" ishte pyetja që bëri Al-Ahmed, 42 vjeç, kur influenceri Zachary Derenioëski, i cili bashkëorganizoi mbledhjen e fondeve, ia dorëzoi çekun. "Çdo qindarkë," u përgjigj Derenioëski.